PO PUNESOJME!
Fondacioni “Food Bank Albania”, kërkon të punësojë 4–Koordinator Lokal (Korçë, Elbasan, Fier dhe Shkodër)
Detyrat specifike përfshijnë:
• Koordinim dhe zbatim i aktiviteteve në kuadër të projektit.
• Do te ndjeke aktivitetet e FBA–s në terren, për humbjet dhe mbetjet ushqimore.
• Lobim në nivel lokal dhe kombëtar për humbjet dhe mbetjet ushqimore si dhe kontribut në zbatimin e dëgjimeve publike, seminareve dhe konferencave.
• Zbatim i planit të punës, indikatorëve të projekteve dhe përgatitja e raporteve për partnerët.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
• Minimalisht 2 vite përvojë pune me organizata dhe institucione te tjera;
• Aftësi në organizimin e trajnimeve, seminareve dhe takimeve;
• Aftësi për të kryer punë në terren dhe gadishmëri për të udhëtuar në nivel kombëtar dhe rajonal;
• Aftësi shumë të mira komunikimi me palët e interesuara, si lokale por edhe me partnerët dhe donatorët e projektit;
• Njohuri në menaxhimin e ciklit të projektit me fokus planifikimin, lehtësimin e procesit, rrjetëzimin, monitorimin dhe raportimin;
• Njohuri të gjuhës angleze dhe Italiane, në shkrim dhe komunikim;
• Aftësi për të punuar në ekip, organizim efikas të kohës dhe aftësi koordinuese;
• Aftësi në shkrimin e projekteve dhe raporteve/artikujve cilësore;
• Aftësi për të udhëtuar i pavarur në zonat e punës,
• Leje drejtimi të tipit B dhe eksperiencë në drejtimin e automjetit në zona malore.
Kushtet e punësimit:
• Ky pozicion është i vendosur në (Korçë, Elbasan, Fier dhe Shkoder), duke përfshirë dhe udhëtime apo lëvizje të shpeshta në zyren qëndrore të FBA.
• Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me e–mail në formatin pdf, një CV në anglisht dhe letër motivimi në anglisht, ku të përshkruhet interesi juaj për pozicionin.
Afati për të aplikuar për pozicionin e Koordinatorit të Projektit është data 17 Dhjetor 2023.
CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email info@foodbank.al, nën subjektin “Aplikim për koordinator Lokal” brenda afatit të përcaktuar.