Programet tona

Food Bank Albania ka tre programe kryesore:

  • Mbledh ushqimet e tepërta dhe donacionet ushqimore për shpërndarje – Banka e ushqimit punon me biznesin dhe partnerë në komunitet për ta identifikuar dhe për ta mbledhur ushqimin.
  • Bashkëpunon me organizatat ekzistuese jofitimprurëse për të shpërndarë ushqim – Pasi ushqimi është mbledhur, banka e ushqimit koordinon me organizatat partnere për të identifikuar se ku është më i nevojshëm dhe sigurohet që ushqimi i arrin të uriturit.
  • Edukon të rinjtë për mbetjet e ushqimit dhe varfërinë – Banka e ushqimit punon me shkollat për të edukuar të rinjtë për mbetjet e ushqimit dhe varfërinë. Ne i inkurajojmë nxënësit që të kontribuojnë duke reduktuar mbetjet e tyre ushqimore dhe që të dhurojnë për të ndihmuar nevojtarët.