Kontributi im

Food Bank Albania operon ekskluzivisht me anë të kontributeve. Nëse jeni të interesuar për organizimin e një mbledhjeje ushqimore apo fondesh, lutemi na kontaktoni.

Disa iniciativa të mundshme janë:
  • Organizo një fushatë ushqimi në punë
  • Organizo një festë ku të pranishmit sjellin dhurata ushqimi ose fonde
  • Organizo një aktivitet, si psh: një koncert apo ekspozitë arti, ku një pjesë e vlerës së biletës do të dhurohet.
Na kontaktoni në lidhje me idenë tuaj dhe ne do të jemi të lumtur që të punojmë së bashku.