Food Bank Albania është banka e parë ushqimore që operon në Shqipëri dhe e vetmja organizatë e përkushtuar për ridrejtimin e tepricave ushqimore drejt përdorimit në luftën kundër varfërisë. Që prej themelimit të saj, Food Bank Albania vendosi partneritet me FEBA-n, Federatën Europiane të Bankave të Ushqimit, për të operuar me anë të parimeve food banking. Kjo do të thotë se organizata jonë është në gjendje të bashkëpunojë me organizata në të gjithë Europën për të identifikuar praktikat më të mira dhe strategjitë e suksesshme.
Brenda Shqipërisë, ne veprojmë përmes partneritetit me institucionet shtetërore, bizneset dhe organizatat jo fitimprurëse. Rrjeti ynë i lidhjeve na mundëson trajtimin në mënyrë efektive të tepricave të ushqimeve brenda vendit dhe për të luftuar varfërinë në segmentet më të rrezikuara të shoqërisë.
I gjithë ushqimi që ne shpërndajmë është i dhuruar. Ne punojmë me partnerët tanë për t’u siguruar që ne mbledhim ushqim me cilësi të lartë dhe kalori. Ky ushqim shpërndahet pastaj përmes rrjetit tonë të partnereve të organizatave jo-fitimprurëse. Organizatat që punojnë me ne janë drejtpërdrejtë të përfshira në dhënien e ndihmës për familjet më në nevojë dhe ne mbështetemi në ekspertizën e tyre për të identifikuar se ku donacionet e ushqimit mund të përdoren në mënyrë më efektive. Çdo familje që merr ushqimin nga Food Bank Albania ka të ardhura nën vijën e varfërisë. Kur ju kontribuoni në programet tona, ju mund të jeni të sigurt që donacioni juaj shkon tek ata më në nevojë. Rrjeti ynë i lidhjeve na ndihmon për të sjellë palët nga prejardhje të ndryshme së bashku në luftën kundër varfërisë.
Përveç programeve tona të shpërndarjes së ushqimit, Food Bank Albania punon për të edukuar të rinjtë shqiptarë në lidhje me varfërinë dhe mbetjet e ushqimit. Ne kemi një program aktiv arsimor që inkurajon nxënësit të mbledhin ushqim dhe të eliminojnë mbetjen e ushqimit në shtëpitë e tyre. Ne besojmë se duke përfshirë në mënyrë aktive brezin e ardhshëm të udhëheqësve shqiptarë është mënyra më e mirë për t’u siguruar që luftimi i varfërisë të mbetet një prioritet kombëtar.