Kërkojmë të punësojë një Koordinator Projekti

PO PUNESOJME!

Fondacioni “Food Bank Albania”, kërkon të punësojë një Koordinator Projekti

Detyrat specifike përfshijnë:
Koordinim dhe zbatim i aktiviteteve në kuadër të projektit.
Do te ndjeke aktivitetet e FBAs në terren, për humbjet dhe mbetjet ushqimore.
Lobim në nivel lokal dhe kombëtar për humbjet dhe mbetjet ushqimore si dhe kontribut në zbatimin e dëgjimeve publike, seminareve dhe konferencave.
Zbatim i planit të punës, indikatorëve të projekteve dhe përgatitja e raporteve për
partnerët.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Minimalisht 2 vite përvojë pune me organizata dhe institucione te tjera ;
Aftësi në organizimin e trajnimeve, seminareve dhe takimeve ;
Aftësi për të kryer punë në terren dhe gadishmëri për të udhëtuar në nivel kombëtar dhe
rajonal ;

Aftësi shumë të mira komunikimi me palët e interesuara, si lokale por edhe me partnerët
dhe donatorët e projektit ;

Njohuri në menaxhimin e ciklit të projektit me fokus planifikimin, lehtësimin e procesit,
rrjetëzimin, monitorimin dhe raportimin ;

Njohuri të gjuhës angleze dhe Italiane, në shkrim dhe komunikim ;
Aftësi për të punuar në ekip, organizim efikas të kohës dhe aftësi koordinuese ;
Aftësi në shkrimin e projekteve dhe raporteve/artikujve cilësore ;
Aftësi për të udhëtuar i pavarur në zonat e punës,
Leje drejtimi të tipit B dhe eksperiencë në drejtimin e automjetit në zona malore.
Kushtet e punësimit:

Ky pozicion është i vendosur në zyrën e FBAs në Tiranë, duke përfshirë dhe udhëtime
apo lëvizje të shpeshta në zonat e fokusit të FBAs në Shqipëri.

Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me email në formatin pdf, një CV në anglisht dhe letër motivimi në anglisht, ku të përshkruhet interesi juaj për pozicionin.

Afati për të aplikuar për pozicionin e Koordinatorit të Projektit është data 10 Dhjetor 2023. CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email info@foodbank.al, nën subjektin “Aplikim për koordinator projekti” brenda afatit të përcaktuar.