FEBA visits FBA in Albania

Last week, from 20 to 22 February, we welcomed in Tirana, a delegation of the European Food Banks Federation (FEBA), consisting of: Ms Angela Frigo, Secretary General, Ms Valentina D’Arrigo, Partnerships and Capacity Building Manager, and Ms Anna Friederitz, Assistant to the Secretary General, for a visit to Food Bank Albania, as the official associate member of FEBA in Albania.

The delegation visited our office and warehouse, where they met with FBA staff and were presented with our work and activities. During their visit to the warehouse, they also participated in the food distribution for some of our partner organisations. Also, a visit was organised to “Mensa e Dashurise”, run by the Orthodox Church and serving to people in difficult socio-economic situations, where the delegation met with At Nikolla, the overseer of Mensa, their staff, volunteers and some of the beneficiaries. Food Bank Albania cooperates on a regular basis with Mensa e Dashurise with a view of aiding people in need with the food collected by benevolent businesses, institutions and individuals.

The visit was a positive exchange of information and a strengthening of the relationship between the European Food Banks Federation and Food Bank Albania. Our work continues with food collection with the aim of providing for those in need on a constant basis.
Javën e kaluar, nga data 20 deri më 22 shkurt, mirëpritëm në Tiranë një delegacion të Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit (FEBA), i përbërë nga: znj. Angela Frigo, Sekretare e Përgjithshme, znj. Valentina D’Arrigo, Menaxhere e Partneriteteve dhe Ndërtimit të Kapaciteteve, dhe znj. Anna Friederitz, Asistente e Sekretares së Përgjithshme, për një vizitë në Food Bank Albania, e cila është anëtare zyrtare e asociuar e FEBA në Shqipëri.

Delegacioni vizitoi zyrën dhe magazinën tonë, ku u takuan me stafin e FBA dhe u prezantuan me punën dhe aktivitetet tona. Gjatë vizitës së tyre në magazinë, ata morën pjesë edhe në shpërndarjen e ushqimit për disa nga organizatat tona partnere. Gjithashtu, u organizua një vizitë në “Mensën e Dashurisë”, drejtuar nga Kisha Ortodokse e cila u shërben individëve në situata të vështira social-ekonomike, ku delegacioni u takua me At Nikollën, mbikëqyrës i mensës, stafin e tyre, vullnetarët dhe disa nga përdoruesit e mensës. Food Bank Albania bashkëpunon rregullisht me Mensën e Dashurise, me synimin për të ndihmuar njerëzit në nevojë me ushqimet e mbledhura nga biznese, institucione dhe individë dashamirës.

Vizita ishte një shkëmbim pozitiv informacioni dhe një forcimi i marrëdhënieve mes Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit dhe Food Bank Albania. Puna jonë me grumbullimin e ushqimeve vazhdon, me synimin për t’u ardhur në ndihmë në mënyrë të vazhdueshme njerëzve në nevojë.