FBA represented in PAM Economic Forum in Marrakesh, Morocco

Në datat 7-8 dhjetor 2022, znj. Rovena Demaj, drejtoreshë ekzekutive e Food Bank Albania, mori pjesë në “Sesionin Themelues të Forumit Ekonomik të Marakeshit”, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e Mesdheut dhe e mikpritur nga Dhoma e Këshilltarëve të Mbretërisë së Marokut, në Marakesh. Ky aktivitet mblodhi më shumë se 300 pjesëmarrës, nga 25 parlamente kombëtare dhe rajonale, dhe më shumë se 50 delegacione nga organizatat ndërkombëtare, sektori privat, akademia dhe shoqëria civile. Delegatët diskutuan mënyrat për të promovuar, nëpërmjet përfshirjes aktive të parlamentarëve, një ndryshim paradigme në adresimin e sfidave kryesore socio-ekonomike dhe klimatike që prekin rajonet, duke propozuar veprime praktike duke përfshirë masa legjislative për ndryshime të drejtpërdrejta dhe afatgjata.

Si folëse kryesore në Panelin e Pasigurisë Ushqimore, duke pasur parasysh shqetësimet gjithnjë në rritje dhe kërcënimet e drejtpërdrejta të kohëve të fundit ndaj furnizimeve ushqimore në nivel evropian dhe global, znj. Demaj nënvizoi nevojën për t’u fokusuar në shpërndarjen më të mirë të ushqimit dhe në përmirësimin e praktikave të menaxhimit për të shmangur mbetjet ushqimore të cilat në nivel global përbëjnë afërsisht 1/3 e prodhimit total ushqimor. Qasja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe komplementare, ku parlamentet, qeveritë, bizneset dhe shoqëria civile duhet të veprojnë së bashku si partnerë për të luftuar hedhjen dëm të mbetjeve ushqimore dhe për të ridrejtuar tepricat ushqimore për përdorim më efikas për ekonominë, mjedisin, përfshirjen sociale dhe për të mirën e segmenteve shoqërore më të pafavorizuara. Parlamentet duhet të shohin një partner në organizatat e shoqërisë civile ndërsa punojmë drejt qëllimeve të përbashkëta dhe për këtë arsye, duhet t’i kushtojnë vëmendje zërit të shoqërisë civile, duke përmirësuar legjislacionin që ndihmon në trajtimin e mbeturinave ushqimore, siç është sistemi i stimujve tatimorë për dhurimet ushqimore, reduktimin e burokracisë dhe përfshirjen e shoqërisë civile në projekte dhe programe që synojnë luftën kundër varfërisë dhe shpërdorimit të ushqimit. Programet arsimore për të rinjtë si ai që FBA po drejton aktualisht janë të dobishëm për të përgatitur një brez të ri qytetarësh të ndërgjegjshëm në çështjet e mbetjeve ushqimore dhe dhurimit të tepricave ushqimore, në përputhje edhe me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, specifikisht Objektivin nr.12. Ndërhyrja e zonjës Demaj u prit mirë nga pjesëmarrësit në Forum dhe, për Food Bank Albania, kjo përbën një sukses në çuarjen e zërit të shoqërisë civile në këtë platformë ndërkombëtare.

On 7-8 December 2022, Ms Rovena Demaj, executive director of Food Bank Albania, participated in the Parliamentary Assembly of the Mediterranean “Constitutive Session of the Marrakesh Economic Forum”, hosted by the House of Councilors of the Kingdom of Morocco, in Marrakesh. This event gathered more than 300 participants from 25 national and regional parliaments, and more than 50 delegations from international organizations, the private sectors, academia and the civil society. Delegates discussed ways to promote, through the active involvement of parliamentarians, a paradigm shift in addressing the main socio-economic and climate-related challenges affecting the regions by proposing practical actions including legislative measures for direct and long-term change.

As a keynote speaker in the Food Insecurity Panel, in view of ever growing concerns and recent direct threats to food supplies at a European and global level, Ms Demaj underlined the need to focus on better distribution of food and better management practices in order to avoid food waste which globally accounts for roughly 1/3 of the total food production. The approach should be holistic and complementary, where parliaments, governments, businesses and civil society must act together as partners to fight food waste and redirect food surpluses to better use for the economy, environment, social inclusion and for the benefit of disadvantaged segments of society. Parliaments should see a partner in civil society organisations as we work towards common goals and for this reason, should heed the voice of civil society by improving legislation that helps tackling food waste, such as tax incentives system for food donations, reduced paperwork and inclusion of civil society in projects and programmes aimed at fighting poverty and food waste. Education programmes for the youth such as the one that FBA is currently running are helpful to prepare a new generation of mindful citizens in matters of food waste and food surpluses donation, in line also with UN SDG no.12. The intervention of Ms Demaj was well received by the participants to the Forum and for Food Bank Albania this accounts for successfully bringing the voice of civil society in this international platform.