Mbi aplikimin nga organizatat

Nëse jeni një organizatë jo fitimprurëse (OJF) dhe dëshironi t’i bashkoheni rrjetit tonë të mbledhjes dhe dhurimit të ndihmave ushqimore ju duhet:

• Të jeni të regjistruar në organet përkatëse ligjore
• Të tregoni praktikat e duhura në transparencë, publicitet dhe në qeverisje
• Të keni përvojë në organizime dhe krijimin e një rrjeti partnerësh në kuadrin e ndihmave sociale ose dhurimit të ndihmave ushqimore
• Të mundësoni kushtet e përshtatshme për transportin, magazinimin dhe menaxhimin e ndihmave ushqimore sipas tipit të asistences që keni zgjedhur të ofroni
• Të keni kapacitetet e duhura për të zhvilluar një program për menaxhimin e ndihmave ushqimore

Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë nëse ju jeni të përkushtuar të ndërtoni kapacitet e nevojshme logjistike për krijimin e partneritetit.