Ndihmo një familje

Capture

Food Bank Albania ka disa mundësi për të siguruar donacione direkte për të ndihmuar një familje. Programet që mund të përfshiheni janë:

Programi Child Sponsorship

Programi Child  Sponsorship fokusohet në sigurimin e ushqimit për fëmijët si dhe pjesëmarrjen e tyre në shkollë. Për 2.500 Lekë në muaj ju ndihmoni organizatat tona partnere të sigurojnë kujdes të gjithanshëm për një fëmijë. Ky program siguron që fëmijët shkojnë në shkollë dhe kanë ushqim të mjaftueshëm gjatë muajit. Programi ka një impakt shumë të madh në jetët e fëmijëve dhe rezultate të menjëhershme. Ka disa opsione për të marrë pjesë:

  • Biznesi juaj mund të mbështesë një ose disa fëmijë.
  • Katet ose departamentet e një institucioni mund të sponsorizojnë secili nga një fëmijë.
  • Familja juaj mund të “adoptojë” një fëmijë për një vit shkollor duke u siguruar që ai ka mjaftueshëm të ushqehet.

Projekti i Dimrit

Stina e dimrit është më e vështira për familjet në nevojë. Gjatë muajve Dhjetor – Mars, banka e ushqimit siguron pako ushqimore për familje të përzgjedhura nga partnerët tanë në kushte ekstreme. Për 3.000 Lekë në muaj, ju mund të siguroni që një familje të ketë ushqim në muajt më të ftohtë të vitit.. Pranojeni sfidën, bëhuni pjesë e këtij projekti dhe siguroni ushqim për një familje gjatë dimrit që vjen.

Për secilin program,  90% e kontributit të mbledhur përdoret për të blerë ushqim për familijet në nevojë dhe 10% përdoret për kostot e programit.