WE ARE HIRING: Kërkojmë të punësojë 4-Koordinator Lokal

PO PUNESOJME!

Fondacioni “Food Bank Albania”, kërkon të punësojë 4Koordinator Lokal (Korçë, Elbasan, Fier dhe Shkodër)

Detyrat specifike përfshijnë:
Koordinim dhe zbatim i aktiviteteve në kuadër të projektit.
Do te ndjeke aktivitetet e FBAs në terren, për humbjet dhe mbetjet ushqimore.
Lobim në nivel lokal dhe kombëtar për humbjet dhe mbetjet ushqimore si dhe kontribut në zbatimin e dëgjimeve publike, seminareve dhe konferencave.
Zbatim i planit të punës, indikatorëve të projekteve dhe përgatitja e raporteve për partnerët.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Minimalisht 2 vite përvojë pune me organizata dhe institucione te tjera;
Aftësi në organizimin e trajnimeve, seminareve dhe takimeve;
Aftësi për të kryer punë në terren dhe gadishmëri për të udhëtuar në nivel kombëtar dhe rajonal;
Aftësi shumë të mira komunikimi me palët e interesuara, si lokale por edhe me partnerët dhe donatorët e projektit;
Njohuri në menaxhimin e ciklit të projektit me fokus planifikimin, lehtësimin e procesit, rrjetëzimin, monitorimin dhe raportimin;
Njohuri të gjuhës angleze dhe Italiane, në shkrim dhe komunikim;
Aftësi për të punuar në ekip, organizim efikas të kohës dhe aftësi koordinuese;
Aftësi në shkrimin e projekteve dhe raporteve/artikujve cilësore;
Aftësi për të udhëtuar i pavarur në zonat e punës,
Leje drejtimi të tipit B dhe eksperiencë në drejtimin e automjetit në zona malore.

Kushtet e punësimit:
Ky pozicion është i vendosur në (Korçë, Elbasan, Fier dhe Shkoder), duke përfshirë dhe udhëtime apo lëvizje të shpeshta në zyren qëndrore të FBA.
Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me email në formatin pdf, një CV në anglisht dhe letër motivimi në anglisht, ku të përshkruhet interesi juaj për pozicionin.

Afati për të aplikuar për pozicionin e Koordinatorit të Projektit është data 17 Dhjetor 2023.

CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email info@foodbank.al, nën subjektin “Aplikim për koordinator Lokal brenda afatit të përcaktuar.