Je një person me dëshirën për të ndihmuar dhe me pak kohë të lirë? Në punën tënde, në shkollën tënde, në shoqërinë tënde ti mund të bësh diçka të shpejtë e me vlerë. Na kontakto dhe së bashku do të realizojmë një fushatë ushqimore me miqtë e tu. Prezantimi ynë kërkon pak angazhim nga ana jote, nxit shpirtin e skuadrës mes jush si dhe ju jep mundësinë e lehtë të jeni kontribues me ushqim për familjet e marxhinalizuara. Kontributet do të vendosen në webpage e faqen e medias sociale.
Cila është sfida jote e muajit? Ne të inkurajojmë të bashkëpunosh sot me ne. Na shkruaj në info@foodbank.al