Përmbledhje e Verës

Vera ka qenë e ngarkuar për Food Bank Albania. Gjatë dimrit që shkoi, ne filluam një projekt me fara zarzavatesh. U shpërndamë fara cilësore perimesh familjeve në nevojë me qëllim që ato të mund të siguronin ushqim të freskët dhe me vlera për familjet e tyre. summerupdate4Pothuajse 300 familje nga Korça, Elbasani dhe Shkodra morën farat dhe mbollën gjatë verës. Ne pritëm me padurim se si do të shkonte ky projekt dhe tani që sezoni i pjekjes ka ardhur, më në fund po fillojmë të shohim rezultate. Jemi të lumtur të shohim që projekti ka qenë i suksesshëm; familjet sapo po fillojnë të korrin të mbjellat e perimeve të gëzuara për ushqimin shtesë në tavolinë. Një pjesë e farave janë pjekur tashmë dhe një pjesë do të jenë gati gjatë vjeshtës.

summerupdate1

Në Qershor, ne bashkëpunuam me Qendrën Rinore të Tiranës për të implementuar një fushatë ushqimore në disa pika EcoMarket në Tiranë. Me ndihmën e vullnetarëve tanë qemë në gjendje të mbledhim 487 kg ushqim. Edhe gjatë muajve të verës ka familje që nuk i plotësojnë nevojat ushqimore dhe dhuratat bujare të blerësve bënë të mundur që ne të ndihmojmë 20 familje me një pako bazë si dhe të sigurojmë disa pako urgjente për më shumë familje të tjera.

summerupdate2a

Gjatë kësaj kohe kemi punuar për të përmirësuar programin tonë me shkollat lokale. Ashtu si në vitet e kaluara, ne po planifikojmë të vizitojmë shkolla nëpër Tiranë dhe të nxisim nxënësit të na ndihmojnë me fushatat e grumbullimit të ushqimit. Këtë vit, me qëllimin për ta bërë më përfshirës për studentët, ne po bashkëpunojmë me magjistarin Kris Brent! Krisi është mbështetës i Bankës së Ushqimit dhe ka ofruar të bëjë prezantime në disa prej shkollave që do të vizitojmë. Ai po sjell talentin e tij të iluzionistit edhe në faqen tonë në Facebook! Mos harroni të ndiqni videon e tij në faqen tonë për të mësuar se si kontributi juaj mund ta ndihmojë Bankën e Ushqimit (si dhe për të parë lugë që dalin në ajër nga hiçi). Krisi po ndihmon edhe me disa mësime numrash shpejtësie me qëllim që studentët të mësojnë të bëjnë truket e tyre gjithashtu. Kontrolloni shpesh faqen tonë në Facebook për këto mësime e të tjera lajme!

summerupdate3

Nëse do të donit të përfshiheshit në punën tonë, lutemi të konsideroni të dhuroni ushqim ose para. Puna jonë ndodh për shkak të zemërgjerësisë së komunitetit. Ne vazhdimisht kërkojmë për partnerë nga biznesi dhe nga komuniteti në luftën kundër urisë. Lutemi na kontaktoni nëse doni të organizoni një mbledhje ushqimore në zyrën tuaj ose të kontribuoni tek Banka e Ushqimit!

Kjo është historia e një personi që Banka e Ushqimit ka ndihmuar gjatë këtij viti:

Unë jam Entela. Familja ime përbëhet nga 6 anëtarë; unë, burri dhe 4 fëmijët, më i madhi është 12 vjeç dhe më i vogli 5 vjeç. Ne jetojmë në një dhomë me kushte shumë të vështira. Ne jemi pa punë; burri im del çdo ditë dhe mbledh kanaçe dhe bidona në kazanat e plehrave që të mund të kemi të paktën bukë për fëmijët tanë. Ndonjëherë i pi alkol dhe ato që ka fituar i shpenzon për vete dhe për ne nuk mbetet asgjë.

Shpesh, unë dhe fëmijët kemi fjetur me barkun bosh; kur ngriheshin në mëngjes fëmijët ndiheshin keq dhe ishin të uritur dhe nuk mund të shkonin në shkollë dhe në kopësht. Prisnim ditën tjetër çfarë mund të na sillte babi, çfarë mund të na jepte kisha ose të tjerët.

Kur banka e ushqimit solli për herë të parë ushqime në shtëpinë tonë, për ne ishte festë. Kur shikonim fëmijët që gëzoheshin shumë kur hanin reçel, qumësht, gjalpë, çokokrem, biskota, kur hapnin kutitë… O Zot!!! Ne asnjëherë nuk kemi parë aq ushqime bashkë. Për disa javë unë isha e qetë dhe nuk do të mendoja më se me çfarë do t’i ushqeja fëmijët, nuk do të më zinte gjumi duke qarë nga dhimbja dhe pamundësia për t’i ushqyer, nuk do bëja sherr me burrin dhe fëmijët do mund t’i coja në shkollë dhe kopësht me barkun plotë. Prandaj jam mirënjohëse dhe ju them “Faleminderit me gjithë zemër për gjithë këta muaj gëzimi dhe paqeje në familjen time!”