Një punë e shkëlqyer

Miq të Food Bank Albania, dëshirojmë t’ju lajmërojmë që nga puna e përbashkët, gjatë projektit të sapopërfunduar, u arritën të mblidheshin rreth 1.3 tonë ushqime për familjet e varfëra. Shumica e këtij ushqimi u shpërnda në zonat rreth kryeqytetit si dhe më pak jashtë tij.

Së pari, falenderojmë në veçanti të gjithë dhuruesit. Së dyti, falenderojmë vullnetarët e palodhur dhe së fundi falenderojmë organizatat mike të Food Bank Albania që bashkëpunuan me vetëmohim dhe profesionalitet.

Urime!