Mbledhje publike ushqimore

CaptureJu lajmërojmë që midis datave 26 – 29 Maj 2014, vullnetarët e Food Bank Albania do të organizojnë një mbledhje ushqimore pranë godinës së Institutit “Jeta e Re” në bashkëpunim me lëvizjen Jetë Familjare.

Qëllimi i fushatës është sensibilizimi mbi situatën e urisë në vendin tonë si dhe mundësia për të kontribuar me ushqim. Ju mund të zgjidhni midis dy çantave me ushqime me të cilat të kontribuoni. Dy çantat së bashku, njëra e bardhë dhe tjetra e verdhë, do të përbëjnë pakon bazë ushqimore për çdo familje që do të ndihmohet.

Nëse keni dëshirë të sillni kontributin tuaj ushqimor, të mësoni më shumë rreth këtij veprimi publik apo mundësive për t’u përfshirë me lëvizjen e Food Bank Albania, na vizitoni në datat 26 – 29 Maj pranë Institutit “Jeta e re.”

Capture1

Solidariteti për ushqim!