Aktivitetet në muajt Janar – Prill

12801615_10153912351996063_7404420282899529879_nMuajt e parë të vitit kanë qenë të ngarkuar për Bankën e Ushqimit. Në Mars, u bë shpërndarja e fundit e ushqimit për projektin e dimrit. Ky projekt u siguroi ushqim 250 familjeve për muajt e Dhjetorit, Janarit, Shkurtit e Marsit. Dimri është gjithmonë koha më e vështirë për të marxhinalizuarit dhe Food Bank Albania gëzohet të mundësojë ndihmë për ta. Një grua u shpreh që ndihmën e ushqimit që merr, ajo e ndan edhe me familje të tjera afër saj. U jemi mirënjohës organizatave tona partnere që ndihmuan për identifikimin e familjeve si dhe në shpërndarjen e ushqimit.

Për të mbajtur plot magazinën, banka e ushqimit ka bërë disa fushata ushqimore. Gjatë gjithë dimrit dhe pranverës ne vizituam shkollat lokale dhe u kërkuam studentëve të kontribuojnë me ushqim për nevojtarët. Kështu, gjatë javëve të fundit, ne kemi mbledhur kontributin e nxënësve nëpër Tiranë e rrethe. Njëri prej qëllimeve kryesorë është që të rinjtë shqiptarë të përfshihen në luftën kundër urisë dhe fushatat ushqimore janë mënyra më e mirë për këtë.school food drive

Në 9 dhe 10 Prill, banka e ushqimit organizoi një fushatë me komunitetin. Me mbështetjen e Carrefour dhe Eco Market, vullnetarët nga Food Bank Albania dhe Kryqi i Kuq mblodhën donacione në 13 pika në Tiranë. Nëse bëtë pazar në një prej këtyre ditëve mund të keni vënë re vullnetarët që kërkojnë donacione tek supermarketi lokal. Fushata
u bë gjithashtu edhe në qytetet e Fierit, Elbasanit, Shkodrës dhe Lushnjes. Rezultati ishte rreth 2 tonë dhurata ushqimore që do të ndihmojnë bankën e ushqimit t’u sigurojë vakte të ushqyeshme gjatë verës familjeve në nevojë.

Food driveGjithashtu, gjatë muajit Mars, banka e ushqimit filloi një Program Sponsorizimi për Fëmijët që ka për qëllim të arrijë rreth 30 familje Rome në zonën e Elbasanit. Qëllimi i projektit është t’i mbështesë ata me qëllim që fëmijët e vegjël të shkojnë në shkollë.

Faleminderit kujtdo që ka ndihmuar në këto përpjekje – pa vullnetarët, ndihmën financiare dhe donacionet e ushqimit nuk do të kishte një bankë ushqimore. Koha dhe kontributet tuaja bëjnë ndryshimin në luftën kundër urisë në Shqipëri!