Trajnim me partnerët

Në datën 22/09/2014, Food Bank Albania, në kuadër të veprimit për shpërndarjen e aktiviteteve të saj në Shqipëri, organizoi një takim trajnim-orientimi me disa partnerë të mundshëm nga rrethet Elbasan, Pogradec, Shkodër e Tiranë.

Qëllimi i këtij moduli trajnimi ishte njohja e miqve me misionin dhe aktivitetin e bankave të ushqimit  si dhe mundësitë reale të përfshirjes në zonat përkatëse për organizatat që ata përfaqësonin.

Fushatat në shkollat publike në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, bashkëpunimi me bizneset lokale dhe një sistem online i bashkërenduar i inventarit ishin disa nga temat kryesore përvec aspekteve logjistikë e ligjorë.

P1030697