Food Collection Day Albania

Faleminderit për interesimin tuaj për të qenë vullnetar për fushatën tonë të ardhshme në disa markete CONAD në Tiranë dhe në 6 qytete të tjera të vendit. Nëse doni të jeni pjesë e iniciativës, lutemi të jepni informacionin më poshtë. Pak ditë para eventit, do të jetë një trajnim mbi fushatën ku do të jeni të ftuar.

ALBANIA FOOD COLLECTION DAY:
Food Collection Day ALBANIA do të organizohet në datat 2-3 Dhjetor 2017. Ju ftojmë të ndihmoni luftën tonë kundër urisë duke dhuruar ushqim gjatë këtyre ditëve. Vullnetarët e Food Bank Albania së bashku me stafin e INTESA SANPAOLO bank do të drejtojnë punën nëpër supermarketet CONAD në Tiranë dhe rrethe. Ejani, blini disa produkte për t'i dhuruar dhe, pasi të dilni, vendosini në koshin e specifikuar për familjet në nevojë. Me kontributin tuaj, ne mund të bëjmë një ndryshim në situatën e vështirë të familjeve që ndihmohen.

Kur: 2 dhe 3 Dhjetor, 2017, paradite dhe mbasdite (turnet janë 3.5 orë)
Ku: Në disa pika të CONAD-it në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Lushnjë, Korçë e Fier
Kush: Për vullnetarët tanë, mbi moshën 15 vjeç

Emri:

Mbiemri:

Email:

Nr. i kontakti / WhatsApp :

Organizata juaj (nëse ti dërgohesh nga një organizatë partnere e jona):