ORGANIZO NJË FUSHATË USHQIMORE!

1Je një person me dëshirën për të ndihmuar dhe me pak kohë të lirë? Në punën tënde, në shkollën tënde, në shoqërinë tënde ti mund të bësh diçka të shpejtë e me vlerë. Na kontakto dhe së bashku do të realizojmë një fushatë ushqimore me miqtë e tu. Prezantimi ynë kërkon pak angazhim nga ana jote, nxit shpirtin e skuadrës mes jush si dhe ju jep mundësinë e lehtë të jeni kontribues me ushqim për familjet e marxhinalizuara. Kontributet do të vendosen në webpage e faqen e medias sociale.

Cila është sfida jote e muajit? Ne të inkurajojmë të bashkëpunosh sot me ne. Na shkruaj në info@foodbank.al