Një Fillim – Viti i Mbarë!

Në datën 11 Shkurt 2016, Food Bank Albania organizoi një takim me 13 organizata partnere shpërndarëse. Ishte një mundësi e mire për t’u takuar dhe vlerësuar programet aktuale dhe nevojat e njerëzve të cilëve u shërbejmë si organizata.

ngo-feb11-2016Njëra prej pikave pozitive të të takuarit bashkë është adresimi i nevojave tona dhe identifikimi i fushave ku ne si organizata mund të punojmë së bashku. Shumë prej organizatave shpresojnë të zgjerojnë numrin e familjeve dhe personave që arrijnë dhe u shprehën për më shumë ushqim nga banka e ushqimit.

Food Bank Albania beson në qëllimin që ne mund të rrisim shumë sasinë e ushqimit që shpërndajmë nëse punojmë së bashku për të siguruar më tepër vullnetarë për fushatat e mbledhjeve ushqimore, duke zgjeruar kështu numrin e pikave të supermarketeve të arritura.

Ishte një fillimviti i mbarë së bashku me njerëzit të cilët janë përkushtuar për të luftuar varfërinë. Në Food Bank Albania, ne kemi qëllime ambicioze për vitin 2016 dhe me ndihmën e partnerëve besojmë që mund të arrijmë edhe më tepër familje në këtë vit!