Kush jemi

Banka e ushqimit është një organizatë jo fitimprurëse e përkushtuar në luftën kundër humbjes së ushqimit në Shqipëri. Ne besojmë se qëllimet tona mund të arrihen përmes solidaritetit dhe duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare në lidhje me varfërinë dhe mbetjet ushqimore.

Reduktimi i varfërisë dhe eliminimi i tepricave ushqimore janë dy qëllimet kryesore të organizatës. Në fakt, ne shpresojmë se duke i ridrejtuar tepricat e ushqimit tek anëtarët më nevojtarë të shoqërisë, ne mund t’i trajtojmë të dyja sfidat njëkohësisht. Duke i dhënë tepricat ushqimore për familjet në nevojë, ne mund të zvogëlojmë kostot mjedisore të mbetjeve të ushqimit dhe të ndihmojmë familjet në vështirësi.

Për të trajtuar tepricat e ushqimeve, ne punojmë me bizneset, institucionet dhe individët për të mbledhur donacione ushqimi dhe sensibilizojmë rreth mbetjeve ushqimore. Për të trajtuar varfërinë, ne u sigurojmë ushqimin e mbledhur organizatave ose shërbimeve sociale shtetërore, të përfshira në luftën kundër varfërisë.

Vlerat tona:

  • Ne punojmë në bazë të solidaritetit dhe vullnetarizmit
  • Ne ofrojmë ushqim të dhuruar nga të tjerët
  • Ne ofrojmë vetëm ushqim FALAS
  • Ne ofrojmë ushqim të shëndetshëm
  • Ne jemi neutral dhe të pavarur
  • Ne punojmë me transparencë dhe integritet