Kontributet në ushqim

Kontributet e ushqimit pranohen tek zyra jonë në Tiranë. Lutemi na kontaktoni në kohë për vizitën tuaj në info@foodbank.al për të caktuar një takim. Donacionet pranohen në zyrën tonë në rrugën Siri Kodra, në afërsi të “ish Punishtja e Pastave’’.
“Nëse ju keni donacione ushqimore, ju lutem mbani kushtet e mëposhtme në mendje:
  • Paketimi duhet të jetë i mbyllur dhe i paprekur.
  • Ushqimi mund të jetë afër datës së skadimit, por ne nuk pranojmë ushqim të skaduar.
  • Sigurohuni që të gjitha ushqimet të jenë brenda datës së skadencës.
  • Lutemi të keni parasysh se banka ushqimore nuk ka frigoriferë. Si rezultat, ne nuk mund të pranojmë ushqime që duhet të mbahen në frigorifer.
Disa shembuj të ushqimeve dhe furnizimeve që mund t’i dhurohen Bankës Ushqimore janë:
  • bukë, produkte brumi, miell dhe produkte të tjera të drithërave
  • vaj gatimi, sheqer, kripë, uthull, salcë, erëza
  • supë në paketimin
  • pure patatesh në paketim
  • ushqime të ndryshme të konservuara
  • fruta dhe perime te konservuara
  • oriz, fasule, makarona
  • produktet e mishit dhe të qumështit (qumësht pluhur gjithashtu)
  • ushqime për nënat shtatzëna dhe foshnjat
  • ushqime për njerëzit me diabet
  • peshku i konservuar ose mish
  • puding dhe ëmbëlsira – çokollatë, biskota
  • marmelatë, reçel, krem çokollatë, mjaltë
  • çaj, kafe dhe kakao
  • lëngje dhe pije me gaz
Banka e Ushqimit gjithashtu pranon donacione të furnizimeve shtëpiake të tilla si produkte pastrimi dhe higjiene personale. Disa shembuj të artikujve të pranueshëm janë:
  • pastë dhëmbësh dhe furçë dhëmbësh
  • sapunë, shampo
  • detergjentë, zbardhues
  • çdo produkt tjetër të konsumit që është i nevojshëm për çdo muaj