Kontributi im

Food Bank Albania operon ekskluzivisht me anë të kontributeve. Ne pranojmë donacione të ushqimit përmes një supermarketi lokal në internet, Ipazar, përmes donacioneve individuale ushqimore dhe kontributeve personale financiare.

Përveç kësaj, banka e ushqimit është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar për mbledhje fondesh ose në nisma donacionesh në ushqim. Nëse jeni të interesuar për organizimin e një mbledhjeje ushqimore apo fondesh, lutemi na kontaktoni.

Disa iniciativa të mundshme janë:
  • Organizo një fushatë ushqimi në punë
  • Organizo një festë ku të pranishmit sjellin dhurata ushqimi ose fonde
  • Organizo një aktivitet, si psh: një koncert apo ekspozitë arti, ku një pjesë e vlerës së biletës do të dhurohet.
Na kontaktoni në lidhje me idenë tuaj dhe ne do të jemi të lumtur që të punojmë së bashku.