Varfëria dhe uria në mbarë botën

Varfëria shpesh shkon dorë më dorë me urinë. Programi Botëror i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin vlerëson se janë 795 milion njerëz të kequshqyer sot në botë. Kjo do të thotë se 1 në çdo 9 njerëz në botë nuk merr ushqim të mjaftueshëm për një jetë të shëndetshme, aktive. Uria është rreziku numër një për shëndetin në të gjithë botën, rrezik më i madh se SIDA, malaria dhe tuberkulozi të marra së bashku.

Uria është veçanërisht e vështirë për fëmijët. Programi Botëror i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin vlerëson se:
  • Të ushqyerit e dobët shkakton 45% të vdekjeve në fëmijët nën 5 vjeç.
  • Një në gjashtë fëmijë në botën në zhvillim është nënpeshë.
  • Një në katër fëmijë në botë janë me pasoja të parekuperueshme nga mungesa e ushqimit.
  • 66 milionë fëmijë të shkollës fillore shkojnë në shkollë të uritur çdo ditë.