Fushata në shkollat 9 vjeçare

CaptureGjatë vitit shkollor 2014-2015, Food Bank Albania zhvilloi një projekt në 30 shkolla shtetërore 9 vjeçare në Tiranë dhe rreth 15 shkolla në Elbasan e Korçë. Nxënësit, prindërit dhe mësuesit biseduan dhe mësuan rreth realitetit të mbetjeve ushqimore në rritje në vendin tonë si dhe për mënyrat se si mund t’i luftojnë ato.


Një pjesë e mirë e nxënësve sollën ushqim si shenjë solidariteti për të mbështetur familjet në nevojë. Disa tonë ushqime u mblodhën dhe u shpërndanë nga organizatat partnere të Food Bank Albania.

Në vitin që vjen, pritet që ky projekt të shtrihet edhe në shkollat e mesme.

Me këtë rast, falenderojmë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, organizatat partnere si dhe vullnetarët që morën inisiativa personale duke mbështetur. Mbani mend që ju mund të abonoheni në foodbank.al për të rejat më të fundit nga aktivitetet tona.