Dita Botërore e Ushqimit

Në ditën botërore të Ushqimit, më datën 16 Tetor 2015, Food Bank Albania siguroi një dërgesë 1 ton ushqim nga shkolla Tirana International School. Studentët dhe mësuesit, për dy javë rresht, grumbulluan ushqimin nga familjet dhe të afërmit e tyre dhe ua dorëzuan atë vullnetarëve të Food Bank Albania. Shprehim falenderim dhe mirënjohje për dhuratën si dhe dëshirën për të vazhduar këtë bashkëpunim në të ardhmen. Kjo është hera e dytë që Tirana International School merr pjesë në misionin e organizatës sonë.

Në realitetin e tanishëm kur Banka Botërore deklaron që niveli i varfërisë ekstreme është trefishuar gjatë viteve 2008 – 2012, nga 10.900 persona në 30.900, mbetet shumë për t’u bërë për të luftuar varfërinë. Aktualisht, sipas Bankës Botërore, 32.1% e Shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë ndërkohë që në vendet e rajonit, popullsia që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë varion nga 2% në Bosnjë deri në 23.86% në Maqedoni.