Category Archives: Uncategorized

Fushata në shkollat 9 vjeçare

CaptureGjatë vitit shkollor 2014-2015, Food Bank Albania zhvilloi një projekt në 30 shkolla shtetërore 9 vjeçare në Tiranë dhe rreth 15 shkolla në Elbasan e Korçë. Nxënësit, prindërit dhe mësuesit biseduan dhe mësuan rreth realitetit të mbetjeve ushqimore në rritje në vendin tonë si dhe për mënyrat se si mund t’i luftojnë ato.


Një pjesë e mirë e nxënësve sollën ushqim si shenjë solidariteti për të mbështetur familjet në nevojë. Disa tonë ushqime u mblodhën dhe u shpërndanë nga organizatat partnere të Food Bank Albania.

Në vitin që vjen, pritet që ky projekt të shtrihet edhe në shkollat e mesme.

Me këtë rast, falenderojmë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, organizatat partnere si dhe vullnetarët që morën inisiativa personale duke mbështetur. Mbani mend që ju mund të abonoheni në foodbank.al për të rejat më të fundit nga aktivitetet tona.

Severe Flooding Prods Albanians to Action

flood1Recent floods have forced hundreds of people from their homes in Albania in what many are saying is the worst flooding in decades. Some 600 families have been evacuated in four southern districts in Albania after flooding covered more than 17,000 hectares (42,000 acres) and killed about 3,500 sheep and cattle. Many Albanians lost their homes and personal belongings leaving them with little or nothing in their possession.

food drive2As a result, the Albanian government, along with many organizations have stepped up to help in many ways they can by assisting with evacuation, the provision of food, clothing, and temporary shelter. Food Bank Albania is one such organization that helped by initiating a weekend-long food drive at participating Carrefour hipermarkets in Tirana.

food drive1Many people came out to volunteer their time serving as greeters and organizers of food packages. Hundreds of shoppers participated by purchasing food items such as:  flour, sugar, macaroni, rice, oil, tomato sauce, and a variety of canned goods. As if the news isn’t good enough, almost two tons of food was collected and many bags of clothing were provided.

On Thursday, the food that was collected over the weekend was then sent out to the various agencies involved in the distribution of food to those effected by the floods. Thanks to the efforts of both volunteers and food donors, many Albanians now have access to food that was otherwise unavailable to them.

We at Food Bank Albania wish to thank all of those who volunteered their time this weekend. Your service will make a difference in the lives of many people who needed help.

FBA thank you 2

Veprimi i përbashkët për përmbytjet e kësaj jave

Në kuadrin e inisiativës urgjente për ndihmën ndaj personave të dëmtuar nga përmbytjet gjatë kësaj jave, Food Bank Albania organizon një mbledhje ushqimore këtë fundjavë.

Ejani tek Carrefour TEG ose Carrefour QTU, bëni pazarin tuaj dhe dhuroni për familjet në nevojë emergjente. Ushqimi do të shpërndahet ditën e hënë.

Ky veprim është në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile si dhe një sërë nismash të tjera.10497462_646441162148790_1213250102297781512_o

Trajnim me partnerët

Në datën 22/09/2014, Food Bank Albania, në kuadër të veprimit për shpërndarjen e aktiviteteve të saj në Shqipëri, organizoi një takim trajnim-orientimi me disa partnerë të mundshëm nga rrethet Elbasan, Pogradec, Shkodër e Tiranë.

Qëllimi i këtij moduli trajnimi ishte njohja e miqve me misionin dhe aktivitetin e bankave të ushqimit  si dhe mundësitë reale të përfshirjes në zonat përkatëse për organizatat që ata përfaqësonin.

Fushatat në shkollat publike në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, bashkëpunimi me bizneset lokale dhe një sistem online i bashkërenduar i inventarit ishin disa nga temat kryesore përvec aspekteve logjistikë e ligjorë.

P1030697

Një punë e shkëlqyer

Miq të Food Bank Albania, dëshirojmë t’ju lajmërojmë që nga puna e përbashkët, gjatë projektit të sapopërfunduar, u arritën të mblidheshin rreth 1.3 tonë ushqime për familjet e varfëra. Shumica e këtij ushqimi u shpërnda në zonat rreth kryeqytetit si dhe më pak jashtë tij.

Së pari, falenderojmë në veçanti të gjithë dhuruesit. Së dyti, falenderojmë vullnetarët e palodhur dhe së fundi falenderojmë organizatat mike të Food Bank Albania që bashkëpunuan me vetëmohim dhe profesionalitet.

Urime!

Mbledhje publike ushqimore

CaptureJu lajmërojmë që midis datave 26 – 29 Maj 2014, vullnetarët e Food Bank Albania do të organizojnë një mbledhje ushqimore pranë godinës së Institutit “Jeta e Re” në bashkëpunim me lëvizjen Jetë Familjare.

Qëllimi i fushatës është sensibilizimi mbi situatën e urisë në vendin tonë si dhe mundësia për të kontribuar me ushqim. Ju mund të zgjidhni midis dy çantave me ushqime me të cilat të kontribuoni. Dy çantat së bashku, njëra e bardhë dhe tjetra e verdhë, do të përbëjnë pakon bazë ushqimore për çdo familje që do të ndihmohet.

Nëse keni dëshirë të sillni kontributin tuaj ushqimor, të mësoni më shumë rreth këtij veprimi publik apo mundësive për t’u përfshirë me lëvizjen e Food Bank Albania, na vizitoni në datat 26 – 29 Maj pranë Institutit “Jeta e re.”

Capture1

Solidariteti për ushqim!